FRONIUS Solar.Web

Fronius Solar.web është një portal online me regjistrim falas, i cili i ofrohet klienteve qe instalojne inverterin Fronius. Programi eshte shume lehtë i aksesueshëm. Ajo u siguron përdoruesve një mënyrë të përshtatshme dhe të qartë për të monitoruar dhe analizuar të gjithë sistemin e tyre fotovoltaik – qoftë në shtëpi nga kompjuteri i tyre ose në lëvizje përmes smartphone-ve. Në program mund të monitorohen paralelisht disa sisteme. Të gjitha të dhënat e sistemit mund të shihen në çdo kohë dhe paraqiten edhe grafikisht.
Si funksionon?
Sistemi merr informacionin duke përdorur një Datamanager të integruar në inverter, i cili transferon të gjitha të dhënat e kërkuara në Fronius Solar.web përmes një lidhje LAN ose WLAN.





Shembull: TAVERNA PERMETARE
Paraqitja grafike e parashikimit nga inxhinierët e Vega Solar për prodhimin e energjisë nga sistemi dhe paraqitja grafike e prodhimit real të sistemit në periudhë ditore dhe vjetore.





Konkluzioni:
Siç mund të shihet është një diferencë fare e vogël e parashikimit të bërë dhe sasisë së prodhuar.
Përfitimet:
– Kontroll në kohë reale të sistemit tuaj
– Analizimi i plotë i energjisë së prodhuar dhe konsumuar
– Prezantim i qartë i të dhënave më të fundit
– Arkivimi i të dhënave të sistemit
– Njoftime automatike për gabimet e sistemit
– Raporte të krijuara automatikisht