DIELLI PAGUAN PËR JU!
Shqipëria, me një pozicion të favorshëm gjeografik në pellgun e detit Mesdhe, ka kushte klimatike shumë të favorshme për shfrytëzimin e energjisë diellore. Intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit etj. klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjitik më të madh se potenciali energjitik mesatar për shfrytëzimin e energjisë diellore.
Vendi ynë konsiderohet me regjim të mirë të energjisë diellore dhe potencial të lartë të rrezatimit diellor. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm, është rezerva natyrore më e madhe e energjisë që është e shpërndarë kudo në botë në sasi më të mëdha se sa nevojat tona për energji, është e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime të tjera, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit.
Këta faktor bëjnë që panelet diellor të kenë një
rendiment të lartë, gjë që do të thotë një kthim më të shpejtë i investimit në
krahasim me vendet e tjera të Europës
Në vendin tonë, numri i ditëve me diell ndryshon mesatarisht 240-260 ditë në
vit deri në një maksimum 280-300 ditë në vit. Në Shqipëri është momenti i duhur
për të investuar në sistemet fotovoltaike. Në bazë të rendimentit të paneleve
dhe çmimeve të energjisë elektrike në Shqipëri mund të llogarisim që një
investim në panelet diellore shlyhet 6 deri në 8 vite për sisteme rezidenciale
dhe 4 deri në 6 vite për sisteme biznesi.
Pra duke pasur të gjitha avantazhet për të investuar
në sisteme fotovoltaike dhe për vitet në vazhdim të keni energji elektrike me
kosto 0.
VEGA SOLAR ju vjen në ndihmë me konsulencë teknike dhe financiare me inxhinierë
gjermanë, me mirëmbajtje periodike, pastrim profesional, kontroll teknik dhe me
instalimin e këtyre sistemeve.
Produktet e përdorura?
Padyshim produktet nga brand-et ndërkombëtare të cilat kanë vite që operojnë me
këto sisteme në të gjithë botën, dhe garantojnë jetëgjatësi të paneleve dhe
cilësi superiore.
Ndihmoni veten, ndihmoni mjedisin!