LET THE SUN PAY FOR YOU!
© Vega Solar Shpk | October 28, 2019

Shqipëria, me një pozicion të favorshëm gjeografik në pellgun e detit Mesdhe, ka kushte klimatike shumë të favorshme për shfrytëzimin e energjisë diellore. Intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit etj. klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjitik më të madh se potenciali energjitik mesatar për shfrytëzimin e energjisë diellore.
Vendi ynë konsiderohet me regjim të mirë të energjisë diellore dhe potencial të lartë të rrezatimit diellor. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm, është rezerva natyrore më e madhe e energjisë që është e shpërndarë kudo në botë në sasi më të mëdha se sa nevojat tona për energji, është e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime të tjera, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit.
Këta faktor bëjnë që panelet diellor të kenë një rendiment të lartë, gjë që do të thotë një kthim më të shpejtë i investimit në krahasim me vendet e tjera të Europës
Në vendin tonë, numri i ditëve me diell ndryshon mesatarisht 240-260 ditë në vit deri në një maksimum 280-300 ditë në vit. Në Shqipëri është momenti i duhur për të investuar në sistemet fotovoltaike. Në bazë të rendimentit të paneleve dhe çmimeve të energjisë elektrike në Shqipëri mund të llogarisim që një investim në panelet diellore shlyhet 6 deri në 8 vite për sisteme rezidenciale dhe 4 deri në 6 vite për sisteme biznesi.
Pra duke pasur të gjitha avantazhet për të investuar në sisteme fotovoltaike dhe për vitet në vazhdim të keni energji elektrike me kosto 0.
VEGA SOLAR ju vjen në ndihmë me konsulencë teknike dhe financiare me inxhinierë gjermanë, me mirëmbajtje periodike, pastrim profesional, kontroll teknik dhe me instalimin e këtyre sistemeve.
Produktet e përdorura?
Padyshim produktet nga brand-et ndërkombëtare të cilat kanë vite që operojnë me këto sisteme në të gjithë botën, dhe garantojnë jetëgjatësi të paneleve dhe cilësi superiore.
Ndihmoni veten, ndihmoni mjedisin!