Panairi i Paneleve Fotovoltaike: Energy Expo & Forum 2019 – Expocity Albania
© Vega Solar Shpk | 5 Shkurt 2020

Vega Solar mori pjese ne Energy Expo & Forum 2019 – Expocity Albania, event I mbeshtetur mbështetur zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe institucionet përkatëse (ERE, OST, OSHEE, KESH, AKBN etj) . Ne kete panair patem mundesine te prezantonim nje pjese te produkteve dhe sherbimeve tona ne stenden tone, si dhe krijuam bashkepunime te reja jasht Shqiperise. Gjithashtu, te interesuarit ne sektorin e fotovoltaikeve paten mundesine te pyesnin direkt disa nga inxhinieret tane.
Energy Expo & Forum 2019 ishte edicion i tretë pas lancimit te pare ne vitin 2017. Ky edicion u fokusua në potencialin e lartë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Kroaci dhe Serbi për të investuar në energji elektrike. Ekspozita perfshiu shumë kompani si: prodhuesit e energjisë, kompanitë e transmetimit të energjisë, kompanitë e gazit, zgjidhjet e teknologjisë së ndriçimit, teknologjitë e kursimit të energjisë, bankat dhe kompanitë e leasing-ut (që ofrojnë produkte të veçanta të financimit të energjisë), shërbimet publike, organizatat ndërkombëtare, shoqatat etj.