à Energy Expo & Forum 2019 – Expocity Albania
Vega Solar mori pjese ne Energy Expo
& Forum 2019 – Expocity Albania, event I mbeshtetur mbështetur
zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe institucionet
përkatëse (ERE, OST, OSHEE, KESH, AKBN etj) . Ne kete panair patem mundesine te prezantonim nje
pjese te produkteve dhe sherbimeve tona ne stenden tone, si dhe krijuam
bashkepunime te reja jasht Shqiperise. Gjithashtu, te interesuarit ne sektorin
e fotovoltaikeve paten mundesine te pyesnin direkt disa nga inxhinieret tane.
Energy Expo & Forum 2019 ishte edicion i tretë pas lancimit te pare ne vitin 2017. Ky
edicion u fokusua në potencialin e lartë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi,
Maqedoni, Greqi, Kroaci dhe Serbi për të investuar në energji elektrike. Ekspozita perfshiu shumë kompani si:
prodhuesit e energjisë, kompanitë e transmetimit të energjisë, kompanitë e
gazit, zgjidhjet e teknologjisë së ndriçimit, teknologjitë e kursimit të
energjisë, bankat dhe kompanitë e leasing-ut (që ofrojnë produkte të veçanta të
financimit të energjisë), shërbimet publike, organizatat ndërkombëtare,
shoqatat etj.