Fotovoltaikët: Vega Solar “System Partners” i Fronius!


Fotovoltaikët: Vega Solar “System Partner” i Fronius!

© Vega Solar Shpk | 16 Shtator 2020

Inxhinieret e Vega Solar ne trajnim ne Austri

Vega Solar është e para dhe e vetmja kompani në Shqipëri në fushën e fotovoltaikëve që është certifikuar nga firma e inverterave Fronius si System Partners.

Cfarë do të thotë kjo?

Vega Solar demostron një nivel të lartë kompetence në ofrimin e shërbimeve: Këshillim, Instalim dhe Suport Teknik për inverterat e firmës Fronius. Për cdo problematik teknike që kanë inverterat Fronius të instaluar në Shqipëri apo nevojë për konsulencë nga ana e klientëve , kompania jonë ka profesionalitetin dhe kompetencat e duhura për t`ju shërbyer.

Një nga prioritetet që ka Vega Solar është ofrimi i një shërbimi profesional dhe i pakonkurrueshëm. Për këtë arsye ekipi jonë trajnohet rregullisht me të gjitha ndryshimet që ndodhin në sektorin e fotovoltaikëve. Një nga trajnimet e ndjekura nga ekipi jonë është dhe trajnimin i kryer në Sattledt, Austria te Fronius International GmbH. Dy inxhinierët tanë ing. Bruno Papaj dhe ing. Philipp Koronowski u certifikuan për njohuritë e fituara gjatë kësaj kohe.

Kjo nuk certifikata e vetme. Inxhinierët tanë si dhe vet kompania Vega Solar është certifikuar dhe në pjesën e panevele fotovoltaike dhe strukturave fotovoltaike nga firma lider në tregun botëror të fotovoltaikëve. Kompani si K2System – kompani gjermane lider në prodhimin e strukturave fotovoltaike prej metali apo QCell – kompani për panele fotovoltaike.
Për më tepër shfletoni galerinë te Certifikatat tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *