Llojet e impianteve fotovoltaike

Sistem On-Grid
Një Impiant Fotovoltaik On-Grid eshtë një Impiant i lidhur me rrjetin energjitik. Ai përbehet nga Panelet Fotovoltaik dhe Inverteri. Panelet konvertojnë energjinë diellore në rrymë elektrike të vazhdueshme, ndersa Inverteri e kthen këtë në rrymë elektrike alternative, e cila është rryma që përdoret nga rrjeti energjitik. Ky hap është i nevojshëm pasi të gjitha pajisjet elektrike janë dizenjuar të punojnë më rrymë elektrike alternative. Nëse Impianti prodhon më tepër energji se sa nevojitet nga shtëpia, atëherë energjia e tepërt hyn në rrjetin energjitik dhe kjo sasi zbritet nga matësi i energjisë (sahati). Në rastin kur shtëpia ka nevojë për më tepër rrymë nga sa paneli është duke prodhuar, kjo mangësi rrymë merret nga rrjeti energjitik.

Sistem Hibrid
Një impiant fotovoltaik On-Grid me bateri. Për këtë lloj lidhjeje nevojitet edhe një inverter special, i cili mund të lidhet edhe me baterinë. Për sistemet diellore të mëdha është më eficent përdorimi i një lidhjeje AC. Këto sisteme kanë një eficens energjie më të lartë në krahasim me sistemet me lidhje DC. Inverteri fotovoltaik konverton direkt energjinë diellore në AC. E gjithë energjia e tepërt që nuk përdoret nga konsumatori përdoret për të karikuar baterinë. Përveç lidhjes AC, ekziston edhe lidhja DC. Në këtë lloj lidhjeje energjia diellore përdoret fillimisht për të karikuar baterinë dhe më pas ajo konvertohet në rrymë AC nga inverteri. Njësoj si në lidhje AC, edhe në lidhjen DC nevojitet një inverter i veçantë, i cili ka dhe një rregullator që bën të mundur karikimin e baterisë. Për sistemet e vogla është më ekonomik përdorimi i kësaj lidhjeje, ndërsa për sistemet e mëdha nevojitet më tepër se një kontrollues, duke rritur ndjeshëm kostot. Për këtë arsye në sistemet e mëdha përdoret një lidhje AC.

Sistem Off-Grid
Një Impiant Fotovoltaik Off-Grid është një Impiant i pavarur i cili nuk është i lidhur me rrjetin energjitik. Ai përbehet nga Panelet Fotovoltaike, Inverteri, Rregullatori dhe Bateria. Rregullatori shërben për të lidhur Panelet me Baterinë. Nese Impianti prodhon më tepër energji se sa nevojitet nga shtëpia (zakonisht gjatë kohës së drekës), atëherë energjia e tepërt ruhet në Bateri. Më vonë, kur shtëpia ka nevojë për më tepër energji nga sa paneli është duke prodhuar (zakonisht gjatë darkës dhe mëngjesit), kjo mungesë rryme merret nga Bateria. Në menyrë të ngjashme me sistemet On-Grid, edhe sistemet Off-Grid mund të lidhen AC ose DC dhe mund të suportohet gjithashtu edhe nga një gjenerator. Lidhja AC është më e leverdisshme për sisteme të mëdha, sepse ka kosto më të ulët se lidhja DC. Inverteri nis dhe ndalon automatikisht gjeneratorin duke maksimizuar kështu përdorimin e energjisë solare.