Impiante fotovoltaike në bashkëpunim me GIZ Albania
© Vega Solar Shpk | 5 Shkurt 2020

Vega Solar dhe GIZ Albania u bashkuan për një projekt të përbashkët: Impiante fotovoltaike të shkëputura nga rrjeti energjitik. Një panair 1 (një) ditor u mbajt në Rrugën e Ambasadave, Tiranë me qëllim informimin e njërëzve për sistemet e shkëputura nga rrjeti energjitik ose të njohura ndryshe si “Sisteme Fotovoltaike Off Grid”. Një Impiant Fotovoltaik Off-Grid është një Impiant i pavarur i cili nuk është i lidhur me rrjetin energjitik. Impianti përbehet nga Panelet Fotovoltaike, Inverteri, Rregullatori dhe Bateria. Rregullatori shërben për të lidhur Panelet me Baterinë. Në Shqipëri ka ende shumë zona që vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike, totalisht ose me orare të limituara. Këto zona kanë nevojë për një zgjidhje ekonomike dhe të shpejtë.
Panelet diellore fotovoltaike janë një zgjidhje ekologjike nga e cila përfitojmë të gjithë. Nga njera anë konsumatorët furnizohen me energji elektrike, kurse nga ana tjetër vendi ynë nuk dëmtohet nga efektet negative të ndotjes së mjedisit. Një tjetër avantazh i impianteve fotovoltaike është jetëgjatësia e tyre. Ato kanë një jetëgjatësi prej të paktën 25 vitesh. Gjatë panairit u diskutua me hollësi se si funksionon një impiant i shkëputur nga rrjeti, produktet fotovoltaike që janë të nevojshme si dhe shumë detaje të tjera.
Prezantim I shkurtër në lidhje me GIZ Albania:
GIZ Albania është një bashkëpunim gjermano – shqiptare. GIZ ka qënë aktive në Shqipëri që në 1988 në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Në 2008 u hap për herë të parë zyra në Tiranë. Qëllimi i GIZ Albania është të ndihmoj Shqipërinë në sektore të ndryshme, me objektiv kryesor përmisimin ekonomik të vendit dhe uljen e papunësis. Një vëmendje të vecantë i kanë kushtuar dhe mbrojtjes së mjedisit duke prekur të gjitha problematikat. Tashmë ky është një problem global dhe i përbashkët për të gjithë.