Impiante fotovoltaike në bashkëpunim me GIZ Albania

Impiante fotovoltaike në bashkëpunim me GIZ Albania

© Vega Solar Shpk | 5 Shkurt 2020

panele fotovoltaike

Vega Solar dhe GIZ Albania u bashkuan për një projekt të përbashkët: Impiante fotovoltaike të shkëputura nga rrjeti energjitik. Një panair 1 (një) ditor u mbajt në Rrugën e Ambasadave, Tiranë me qëllim informimin e njërëzve për sistemet e shkëputura nga rrjeti energjitik ose të njohura ndryshe si “Sisteme Fotovoltaike Off Grid”. Në Shqipëri ka ende shumë zona që vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike, totalisht ose me orare të limituara. Këto zona kanë nevojë për një zgjidhje ekonomike dhe të shpejtë.

Panelet fotovoltaike janë një zgjidhje ekologjike nga e cila përfitojmë të gjithë. Nga njera anë konsumatorët furnizohen me energji elektrike, kurse nga ana tjetër vendi ynë nuk dëmtohet nga efektet negative të ndotjes së mjedisit. Një tjetër avantazh i impianteve fotovoltaike është jetëgjatësia e tyre. Ato kanë një jetëgjatësi prej të paktën 25 vite. Gjatë panairit u diskutua me hollësi se si funksionon një impiant i shkëputur nga rrjeti, produktet fotovoltaike që janë të nevojshme si dhe shumë detaje të tjera.

Prezantim I shkurtër në lidhje me GIZ Albania:

GIZ Albania është një bashkëpunim gjermano – shqiptare. GIZ ka qënë aktive në Shqipëri që në 1988 në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Në 2008 u hap zyra në Tiranë. Qëllimi i GIZ është të ndihmoj Shqipërinë në sektore të ndryshme, me objektiv përmisimin ekonomik të vendit. Një vëmendje të vecantë i kanë kushtuar dhe mbrojtjes së mjedisit. Tashmë ky është një problem global dhe i përbashkët për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *