A ia vlen të investoni në panele fotovoltaike?
© Vega Solar Shpk | 17 Shtator 2020

Intervistë me Fast News – 9 Shtator 2019. Flasin inxhinierët e kompanisë Vega Solar, Philipp Koronowski dhe Bruno Papaj.
Muajin e kaluar u miratua udhëzimi I qeverisë që energjia e prodhuar panelet fotovoltaike të lidhej me rrjetin elektrik të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Bizneset dhe individët kanë rritur ndjeshëm kërkesat për të investuar në panele diellore fotovoltaike. Shkak janë kostot e ulëta të prodhimit te energjise.
Inxhinierët e kompanisë Vega Solar, Philipp Koronowski dhe Bruno Papaj, shpjegojnë përfitimet e të investuarit në këtë teknologji bashkëkohore. Vega Solar operon në fushën energjisë së rinovueshme, sektori i paneleve fotovoltaike. Kompania ofron shërbimet e montimit, instalimit, konfigurimit dhe mirëmbajtjes. Njëkohësisht ofron edhe Projekt Ide Falas si dhe konsulencë në lidhje me impiantet fotovoltaike.
Intervista:
A ka interes nga kompani private dhe individë për të investuar në panelet diellore, që ndryshe njihen edhe si panele fotovoltaike?
Sigurisht që për pjesën më të madhe të bizneseve apo individëve arsyeja kryesore e investimeve në panele fotovoltaike është ulja e kostove të energjisë elektrike. Çmimet e impianteve fotovoltaikë kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit. Në bazë të studimeve tona për një kompani e cila e paguan energjinë elektrike me 14 lekë për kwh (pa TVSH) kthimi i investimit të impiantit fotovoltaik është 3 deri në 4 vite. Kjo kohe e bën këtë një investim mjaft me leverdi.
Gjithashtu, kjo teknologji sjell përfitime edhe në zonat të cilat nuk kanë akses në rrjetin elektrik. Një sistem fotovoltaik me bateri do ta eleminonte nevojën për lidhje me rrjetin.
Hapi i parë për të lidhur energjinë në rrjetin e OSHEE-së tashmë është marrë. Cfarë ndihme kërkoni tjetër nga qeveria që këto investime të nxiten?
Miratimi i udhëzimit nga ministria ishte lajmi më i mirë për sektorin fotovoltaik, pasi tani çdo individ ka mundësi të përfitojë nga futja e energjisë së tepërt në rrjet.
Duke qenë se udhëzimi sapo u miratua, tani kanë filluar edhe aplikimet e para për futjen e energjisë në rrjet. Për momentin ekziston një klimë shumë pozitive, duke qenë se dhe OSHEE ka qenë mjaft kooperuese. Do të dëshironim që dhe në vijim të vazhdohej po njësoj, duke mos vështirësuar procesin me burokracira të panevojshme.
Për një impiant fotovoltaik nevojitet një leje paraprake punimesh nga bashkia dhe leje për hedhjen e energjisë së tepërt në rrjet nga OSHEE. Marrja e lejes në bashki zgjat një deri në dy javë, ndërsa leja nga OSHEE zgjat rreth 1 muaj.
A del me kosto më të ulët energjia e prodhuar nga dielli kundrejt asaj hidro?
Avantazhi më i madh i energjisë diellore kundrejt asaj hidro është impakti që ajo ka në mjedis. Në ndryshim nga hidrocentralet, impiantet fotovoltaikë nuk kanë asnjë lloj impakti negativ në mjedis, duke e bërë kështu një teknologji totalisht enviromental friendly.
Gjithashtu, impiantet fotovoltaike kanë nevojë për një mirëmbajtje fare minimale. Thjesht pastrim i paneleve një herë në vit. Kjo do të thotë që pas investimit fillestar, energjia e prodhuar për të paktën 25 vitet në vijim është me kosto 0.