Rreth Nesh

Rreth Kompanisë

Kush jemi ne?

Vega Solar është një kompani gjermano-shqiptare, që operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaik. Kompania jonë ka arritur të lërë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese, si dhe mënyrës dhe fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë Shqipërisë, financimit dhe sigurimit të cilësisë.

                          Vizioni:

Energjia solare është provuar të jetë jo vetëm energjia alternative më efiçente, por dhe një investim i sigurt dhe me kthim të shpejtë. Ndaj ne synojmë të përshpejtojmë proçesin e integrimit të këtyre sistemeve në jetën e familjeve dhe bizneseve shqiptare. Paralelisht punojmë sot për një mjedis më eko-miqësor nesër.

Misioni:

Misioni kryesor i Vega Solar është të nxisë përdorimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri, duke synuar rritjen e energjisë elektrike të prodhuar veçanërisht nga panelet fotovoltaik. Pozicioni gjeografik e favorizon shumë këtë sektor, pasi Shqipëria ka rreth 300 ditë me diell.


Avantazhet tona:

Vega Solar ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore të firmave të mirënjohura gjermane, austriake dhe zviceriane, të cilat për vite me rradhë janë fituese të çmimeve të para për cilësi dhe kualitet. Disa prej tyre janë QCells, Fronius, SMA, K2 Systems e shumë emra të tjerë me rëndësi. Të gjitha produktet vijnë me një garanci shumëvjeçare. Një tjetër avantazh është stafi ynë i kualifikuar dhe shumë profesional, i cili përbëhet nga inxhinierë shqiptar, gjerman dhe austriak të specializuar në fushën e fotovoltaikëve. Shërbimi i mirëmbajtjes është një tjetër pikë e fortë e kompanisë tonë, duke mundësuar një përkujdesje të vazhdueshme për ruajtjen e cilësisë së impiantit të instaluar. Me anë të paisjeve më moderne të pastrimit dhe kontrollit teknik të detajuar ne ju sigurojmë një impiant efiçient ndër vite.