Shërbimet

KONSULENCË FALAS

Konsulencë Teknike

Vega Solar ofron një shërbim konsulencë FALAS për çdo individ apo biznes i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim Vega Solar ka vendosur në dispozicionin tuaj një inxhinier gjerman i cili do të llogarisë impiantin më të përshtatshëm për ju apo biznesin tuaj.

Konsulencë Financiare

Një impiant fotovoltaik duhet të ketë një kthim investimi sa më të shpejtë. Vega Solar ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit tuaj dhe ju ndihmon të bëni investimin e duhur.

Na kontaktoni për një takim me inxhinierin tonë.

Pranoj që të dhënat e mia të ruhen në mënyrë konfidencial nga Vega Solar


INSTALIM DHE KONFIGURIM

Instalim

Vega Solar ka formuar një grup pune profesional të përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave metalike dhe instalimin e sistemeve fotovoltaik.

Konfigurim

Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e Vega Solar janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.

Garanci për sistemin tuaj

Vega Solar kryen çdo instalim të sistemeve fotovoltaike me përgjegjësi dhe seriozitet të plotë. Për t’ju ofruar një shërbim sa më optimal çdo instalim i grupit të punës mbikqyret nga inxhinierë gjermanë ose austriakë. Vega Solar ju përgjigjet në çdo kohë për çdo problem që mund të ketë sistemi juaj.

Për probleme kontaktoni në çdo kohë në numrin e telefonit: +355 69 20 21 115

MIRËMBAJTJE PERIODIKE

Pastrim profesional

Vega Solar kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaik me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e panelit diellor.

Kontroll teknik

Vega Solar kryen kontrolle teknike të sistemeve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme.

Për më tepër informacion rreth shërbimit tonë të mirëmbajtjes kontaktoni në email-in: info@vegasolar.al