Vega Solar tani dhe në Kosovë! Partneritet me Solar Kosova!

Vega Solar tani dhe në Kosovë! Partneritet me Solar Kosova!

© Vega Solar Shpk | 3 Shtator 2020

panele fotovoltaike

Vega Solar po rritet cdo ditë jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj! Jemi të lumtur të njoftojmë se Vega Solar ka firmosur kontratën e partneritetit me një kompani serioze dhe profesionale në Kosovë: Solar Kosova. Kompania Solar Kosova, me CEO z. Agron Jetishi, operon në Kosovë në fushën e fotovoltaikëve që prej më tepër se një viti. Kjo teknologji është e re në tregun e Kosovës, por është përqafuar shumë shpejt, duke ngjallur interest të lartë kryesisht te bizneset. Cilësia dhe garancia e produkteve që ofrohen si dhe profesionaliteti i ekipit janë pikat e forta të kësaj kompanie, cka përputhen me vizionin dhe parimet e kompanisë tonë. Duke besuar në një partneritet të sukseshëm dhe shumëvjecar, dy kompanitë do mbështesin njëra tjetrën në tregun e ri dhe do të realizojnë sëbashku projekte fotovoltaike kudo në Shqipëri dhe Kosovë!

Të bashkuar nga vizioni i madh dhe dëshira për të zgjeruar përdorimin e paneleve fotovoltaike, të dyja kompanitë kanë realizuar sëbashku me sukses 3 (tre) projekte fotovoltaike në Kosovë.

Projekti 1
Projekti i parë i mbyllur me sukses në Kosovë në partneritet me Solar Kosova. Bëhet fjalë për 10.175 kWp të instaluara në një biznes me dhomë frigoriferike. Klientit iu instaluan në total 37 panele fotovoltaike dhe 1 inverter Fronius.

Projekti 2
Një tjetër impiant fotovoltaik i instaluar me sukses në partneritet me Solar Kosova është dhe
impianti fotovoltaik me madhësi 10.85 kWp. Ky impiant u instalua në një karburant në Kosovë. Në këtë projekt u instaluan 35 panele fotovoltaike me fuqi 310 Wp dhe 1 Inverter Fronius.

Projekti 3
Bizneset në Kosovë i kanë besuar ekipit tonë dhe të Solar Kosovës sërisht. Një impiant fotovoltaik me madhësi 14.88 kWp u instalua me sukses në një veterinari në Kosovë. Klientit iu instaluan 48 panele fotovoltaike dhe u përdor një inverter i firmës Fronius.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.