Shërbimet - Vega Solar

Shërbimet

KONSULENCË FALAS

Konsulencë Teknike

Vega Solar ofron një shërbim konsulencë FALAS për çdo individ apo biznes i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim Vega Solar ka vendosur në dispozicionin tuaj një inxhinier gjerman i cili do të llogarisë impiantin më të përshtatshëm për ju apo biznesin tuaj.

Konsulencë Financiare

Një impiant fotovoltaik duhet të ketë një kthim investimi sa më të shpejtë. Vega Solar ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit tuaj dhe ju ndihmon të bëni investimin e duhur.

Na kontaktoni për një takim me inxhinierin tonë.

    Pranoj që të dhënat e mia të ruhen në mënyrë konfidencial nga Vega Solar

    INSTALIM DHE KONFIGURIM

    Instalim

    Vega Solar ka formuar një grup pune profesional të përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave metalike dhe instalimin e paneleve fotovoltaike.

    Konfigurim

    Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e Vega Solar janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.

    Garanci për sistemin tuaj

    Vega Solar kryen çdo instalim të impianteve fotovoltaike me përgjegjësi dhe seriozitet të plotë. Për t’ju ofruar një shërbim sa më optimal çdo instalim i grupit të punës mbikqyret nga inxhinierë gjermanë ose austriakë. Vega Solar ju përgjigjet në çdo kohë për çdo problem që mund të ketë sistemi juaj.

    Për probleme kontaktoni në çdo kohë në numrin e telefonit: +355 69 20 21 115

    MIRËMBAJTJE PERIODIKE

    Pastrim profesional

    Vega Solar kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaike me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e paneleve diellore.

    Kontroll teknik

    Vega Solar kryen kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme.

    Për më tepër informacion rreth shërbimit tonë të mirëmbajtjes kontaktoni në email-in: [email protected]